16.8 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Messi dhe Ronaldo mund të përballen mes vete në muajin e ardhshëm

- Advertisement -

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të luajnë në dy kontinente të ndryshme në vitin 2023 për herë të parë që kur bënë debutimin e tyre profesional te Barcelona dhe Sporting Lisbona në fillim të mijëvjeçarit.

Sidoqoftë, dy nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit mund të takohen në muajin janar të vitit 2023, shkruan Gazeta Express.

Sipas Achraf Ben Ayad, Paris Saint-Germaini do të luajë një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite, kundër një ekipi të kombinuar me futbollistët e Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Ndeshja thuhet se është e caktuar për t’u zhvilluar më 19 janar.

Kësisoj, mund të shohim edhe njëherë dhe mbase për herën e fundit, një përballje mes Messit dhe Ronaldos. /Gazeta Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit