16.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

“Luftë e ftohtë” mes presidentit brazilian dhe Leonardo Di Caprio

- Advertisement -

Aktori i njohur Leonardo Di Caprio u ka bërë thirrje të rinjve brazilianë që në zgjedhjet e ardhshme të vendit të votojnë të gjithë dhe të jenë të kujdesshëm me zgjedhjen e tyre.

Brazili është shtëpia e Amazonës dhe ekosistemeve të tjera të rëndësishme për ndryshimin e klimës,”  tha ai në një postim në Twitter.

 “Ajo që ndodh atje ka rëndësi për të gjithë ne dhe votimi i të rinjve është çelësi në nxitjen e ndryshimeve për një planet të shëndetshëm,” thotë më tej Di Caprio.

Megjithatë, menjëherë pas deklaratës së aktorit, presidenti brazilian Jair Bolsonaro i është kundërpërgjigjur me sarkazmë përmes një postimi në Twitter.

Faleminderit për mbështetjen tuaj, Leo! Është vërtet e rëndësishme që çdo brazilian të votojë në zgjedhjet e ardhshme. Njerëzit tanë do të vendosin nëse duan të mbajnë sovranitetin tonë në Amazon ose të qeverisen nga hajdutët që i shërbejnë interesave të veçanta të huaja”

Di Caprio njihet si një ambientalist që del në mbrojtje të pyjeve tropikale të Amazonës, ku ka dhuruar 5 milionë dollarë për përpjekjet e ruajtjes në 2019. Ndërkohë, Bolsonaro është përballur me kritika të ashpra për politikat mjedisore të qeverisë së tij dhe është akuzuar se ka lejuar që shpyllëzimi në rajon të përshpejtohet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit