6.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Limaj: Do të ketë autonomi për veriun e vendit

- Advertisement -

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet me kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, për veriun e vendit do të ketë autonomi, teksa potencoi se “djalli” është te pika e 7 e marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë.

“Mos harroni, edhe njëherë po ju them, marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit është shumë më shumë se marrëveshja e 2015 Isa Mustafa me Mogherinin. Dhe siç kam thënë po them përsëri, ky djalë na ka ngarkuar, dhe do të keni një Asociacion me kompetenca full ekzekutive. Dhe do të jetë një autonomi politike territorale. Jemi këtu. Mos harroni, djalli është te pika 7. Kamuflimi është te pika 7”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Tutje, Limaj theksoi se pika e shtatë është e dizajnuar “që mos me kuptu deri në fund çka po ndodh aty, deri sa të kryhet”.

Sipas pikës 7 “të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës”.

Plani evropian me gjithsej 11 pika është pranuar tashmë nga të dyja palët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit