7.3 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Shkëlzen Gashi: Nëse nesër do të ketë përshkallëzim të situatës, fajtor do të jenë Vuçiqi dhe Serbia

- Advertisement -

Duke folur për betimin e 4 kryetarëve të komunave në veri, që është i planifikuar të bëhet nesër, analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nëse do të ketë dhunë në këtë ngjarje, fajtore do të jetë Serbia.

Në emisionin Pressing të T7, Gashi ka deklaruar se serbët e veriut nuk janë të interesuar për destabatlizim të situatës.

Ai ka thënë se këtë gjë mund ta bëjë vetëm presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shërbimet e tij ilegale.

“Nëse aty do të ketë përshkallëzsim të situatës, fajtore do të jetë Serbia, jo serbët lokalë, por Vuçiqi i cili do t’i përdorë shërbimet e tij për destabilizimin e situatës”, ka thënë Gashi në Pressing.

Gashi i ka dhënë merita Qeverisë dyvjeçare të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se në veri ka përmirësime të dukshme gjatë kohës së qeverisjes së tij.

“Për 2 vjet nëse diçka ka përmirësim, ka përmirësim sa i përket gjendjes në veri”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Gashi ka vlerësuar se kryetarët e rinj, duhet veçanërisht të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë të veriut.

“Këta kryetarë, edhe pse teknikë, me kompetenca të kufizume etj, dueht ta bëjnë të pamundurën që të punpjnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, sidomos atyre serbë”, ka deklaruar ai gjatë emisionit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit