Kusari lavdëron Gjykatën për vendimin ndaj Gecit: Sinjal i qartë në favor të gazetarëve

- Advertisement -

Jursitja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj Gani Gecit, për kanosjen ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Kusari e ka cilësuar këtë veprim si një hap institucional të rëndësishëm që dëshmon profesionalizmin dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Kështu ndodh kur ka gjyqtarë të pavarur që e kuptojnë rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe të medias”, ka shkruar Kusari.

Tutje, Kusari ka nënvizuar se ky vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalos një mesazh të qartë kundër dhunës dhe presionit ndaj gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre.

“Ky është një sinjal i qartë nga Gjykata Themelore në Prishtinë në favor të sigurisë së gazetarëve dhe mbrojtjes së së drejtës së tyre për të ushtruar profesionin pa presione dhe kërcënime”, është shprehur Kusari.

Të ngjashme

Të fundit