Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

- Advertisement -

Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, në emisionin “Matrix” ka folur për gjuhën shqipe, dialektet dhe procesin e unifikimit të saj, duke u ndalur edhe te zhvillimet historike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Kulla ka thënë se unifikimi i gjuhës shqipe është një proces i gjatë historik, i cili ka nisur shumë kohë para Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972.

“Unifikimi i gjuhës është një proces dhe nuk ka ndodhur brenda një dite. Fillimi i këtij procesi është edhe themelimi i shkollës së parë te arbëreshët, në kohën e De Radës. Vijmë te Kongresi i Manastirit, shkolla e parë e vajzave në Korçë dhe deri te Kongresi i vitit 1972”, ka deklaruar Kulla.

Ai ka komentuar edhe ndikimin e politikës së Enver Hoxhës në çështjen e gjuhës dhe dialektit gegë.

“Një gjë është e vërtetë: Enver Hoxha i klasifikoi priftërinjtë dhe hoxhallarët. Çështja e tij nuk ishte vetëm gjuha dhe dialekti gegë, por nëse do ta pranonte rolin më të madh të tyre, do të duhej të pranonte edhe rikthimin e tyre në histori”, ka thënë Kulla.

Duke folur për periudhën pas luftës në Kosovë, ai ka vlerësuar rolin e shqiptarëve në ndërtimin e shtetit dhe ka theksuar rëndësinë e kontributit të tyre.

“Pas luftës së Kosovës ka pasur një rol të jashtëzakonshëm. Disa nga mediat nuk e tregojnë historinë tonë, se si edhe gratë i kanë marrë gjërat e tyre nga shtëpia për të ndërtuar shtetin. Për të bërë shtet duhet edhe gjuha”, është shprehur ai.

Kulla ka folur edhe për ndikimin e globalizmit, rrjeteve sociale dhe gjuhëve të huaja në përdorimin e shqipes, duke thënë se kërcënimi më i madh mbetet injoranca.

“Globalizmi, rrjetet sociale dhe gjuhët e huaja janë pjesë e realitetit, por unë vazhdoj të them se kërcënimi më i madh është injoranca. Është e pamundur që shqiptarëve t’u thuhet se në kohën e Perandorisë Osmane, për këto ngjarje janë dhënë para publike për Kongresin e Manastirit”, ka deklaruar Kulla.

Ai ka komentuar edhe vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kongresin e Manastirit, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm.

“Ky është problem i tyre, por ajo që është e rëndësishme është se pas 14 vjetësh, një kryeministër i Shqipërisë bëri një vizitë në Manastir. Ishte hera e parë që Rama shkonte atje. Vizita ishte shumë e mirë dhe qëndrimi i Ramës ishte korrekt. Edhe takimi me kryeministrin Mickoski ishte një gjë shumë e mirë. Ambasadori Adon Medani, i cili nuk ka pasur një karrierë të lehtë në Maqedoni, po e përmbyll atë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Kulla.

Të ngjashme

Të fundit