Mirena thotë se opozita duhet të këndellet: Kurrë s’ka qenë më lehtë me e mposhtë Albin Kurtin

- Advertisement -

Analisti Ilir Mirena ka thënë se opozita në Kosovë duhet të këndellet, pasi sipas tij, aktualisht nuk ka pasur moment më të favorshëm për ta mposhtur kryeministrin Albin Kurti.

Mirena ka kritikuar mungesën e kreativitetit dhe të një strategjie politike nga partitë opozitare, duke thënë se atyre u ka humbur rruga në oborr.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Vlorës Çitaku, e cila kishte thënë se VV-në dhe Vetëvendosjen i bashkon UÇK-ja, në emisionin “Pressing”.

“Kur e dëgjon Vlorën Çitaku duke thënë se me VV-në na bashkon UÇK-ja, pikërisht kjo pikë nuk i ka bashkuar kurrë me VV-në. Kur u bë tash, brenda natës, kjo pikë e përbashkët?”, ka deklaruar Mirena.

Sipas tij, opozita nuk po tregohet kreative dhe nuk po e mendon si duhet politikën, ndonëse, siç u shpreh ai, kurrë nuk ka qenë më lehtë për ta mposhtur Albin Kurtin.

Të ngjashme

Të fundit