Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka konfirmuar se ushtari i cili dyshohet se u lëndua nga një shpërthim në Gjakovë është në gjendje stabile shëndetësore.
Syla ka bërë të ditur se ushtari është sjellë nga Spitali i Gjakovës në QKUK, ku i janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
“Një ushtar i plagosur, e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla për Gazeta Express.
Ushtari dyshohet se është lënduar si pasojë e një shpërthimi të municionit në Babaj të Bokës, në Gjakovë.
Fillimisht, ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë.
Policia e Gjakovës, e kontaktuar nga Express, nuk ka kthyer përgjigje për këtë rast.






