Sa borë pritet të bjerë në fund të javës? Deri në 6 centimetra të shtunën

- Advertisement -

Pas një jave me mot të ndryshueshëm dhe me shi, në fund të javës në Kosovë priten reshje bore edhe në viset e ulëta.

Sipas parashikimeve të motit, të shtunën mund të bien rreth 6 centimetra borë, kurse të dielën në mëngjes priten edhe reshje të lehta bore.

Si do të jetë moti deri atëherë?

E hëna dhe e marta janë të thata. E marta pritet të jetë me diell, por me ngrica në mëngjes, kur temperaturat mund të bien deri në minus 6 gradë.

Nga e mërkura moti vrenjtet. Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, më të dëndurat të enjten, me mbi 10 milimetra. Temperaturat ditore do të sillen nga 6 deri në 9 gradë.Të shtunën temperaturat bien dukshëm. Maksimalja pritet rreth 2 gradë, kurse minimalja minus 3. Të dielën maksimalja nuk pritet të kalojë 1 gradë, ndërsa natën temperaturat mund të bien në minus 6.

Çka duhet të bëjnë shoferët?

Me kalimin e shiut në borë dhe me temperaturat nën zero gjatë natës, rrugët mund të ngrijnë. Shoferët që ende nuk i kanë ndërruar gomat, kanë kohë deri të premten ta bëjnë këtë.

– Sa borë do të bjerë në secilën pjesë të Kosovës, sepse sasitë ndryshojnë sipas lartësisë.

– A do të ndryshojë parashikimi deri në fund të javës.

– A janë gati komunat dhe kompanitë për pastrimin e rrugëve.

Të ngjashme

Të fundit