Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

- Advertisement -

Pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj ish-deputetit, Gani Geci, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimet se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj, ka reaguar avokati i këtij të fundit, Labinot Vata.

Avokati Vata ka kërkuar hetim të plotë të rastit dhe mbrojtje efektive të gazetarit Mehmetaj, duke e cilësuar kanosjen për të imponuar largimin e një publikimi, si të kundërligjshme.

“Si avokat i gazetarit Lirim Mehmetaj, e vlerësoj caktimin e paraburgimit, pas kërkesës së Prokurorisë, si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e sigurisë së tij dhe zhvillimin e papenguar të procedurës. Fakti se Gani Geci ka kërkuar heqjen e një postimi të gazetarit, duke e shoqëruar kërkesën me kanosjen “nëse s’e heq postimin, kemi me u vra”, janë serioze. Kanosja për të imponuar largimin e një publikimi në kuadër të punës gazetareske është e kundërligjshme dhe cenon lirinë e shprehjes dhe ushtrimin e profesionit. Çdo pretendim ndaj një publikimi duhet të ndiqet përmes mjeteve ligjore. Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit. Asnjë gazetar nuk duhet ta ushtrojë profesionin nën kërcënim.” – ka thënë ai.

Rasti ka nisur para dyd ditësh, kur Mehmetaj ishte i ftuar në emisionin “Debat Plus” dhe tha se pas publikimit të një postimi lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, nga kjo familje i kanë kërkuar ta fshijë postimin ose ta ndryshojë përmbajtjen.

Mehmetaj ka thënë se pas refuzimit për ta larguar postimin, ka lajmëruar rastin në Polici për kanosje.

Të ngjashme

Të fundit