Kurti për formimin e institucioneve: Javën e ardhshme do të mësohet gjithçka

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me subjektet e tjera politike për formimin e institucioneve, duke theksuar se ekziston interesim, vullnet dhe gatishmëri për ta çuar procesin përpara.

“Ne jemi duke bërë përpjekje, ekziston edhe interesimi, edhe vullneti dhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, ka deklaruar Kurti.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth bisedimeve me subjektet e tjera politike, por ka lënë të kuptohet se gjatë javës së ardhshme pritet të qartësohet nëse do të arrihet një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Të ngjashme

Të fundit