Kosova fiton nëntë medalje në Kampionatin Ballkanik të xhudos

- Advertisement -

Xhudistët kosovarë dominuan në garat rajonale, duke fituar pesë medalje të arta, tri të argjendta dhe një medalje të bronztë, duke konfirmuar edhe një herë forcën e këtij sporti në arenën ndërkombëtare.

Medaljet e arta për Kosovën i fituan Erza Muminoviq në kategorinë deri në 48 kilogramë, Laurina Gashi në kategorinë deri në 52 kilogramë, Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë, Elvira Ukaj në kategorinë deri në 70 kilogramë dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në podiumin e dytë u ngjitën Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë, Enise Zijade në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë, të cilët siguruan medalje të argjendta

Të ngjashme

Të fundit