Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se edhe nesër do jetë mot ‘’shumë i nxehtë’’.
Në njoftimin e IHMK-së, bëhet e ditur se temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë celsius.
‘’E diel (02.08.2026)
Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi’’, thuhet në postimin e IHMK-së.






