Konjufca në Tiranë: Le t’ia fillojmë bashkimit duke bashkorganizuar samitin për diasporën

- Advertisement -

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në organizimin e Samitit të Diasporës në Tiranë.

“Bashkimi është i shumë dimensioneve. Prej shumë perspektivave mund të flasim për bashkimin, por unë kisha me thënë që le t’ia fillojmë bashkimit nga bashkimi i bashkorganizimit të këtij samiti, së pari”, ka thënë ai në fjalën e tij.

Konjufca ka thënë se Shqipëria ka bërë “punë të mirë” me këtë samit, por përfshirja e Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë do t’i bënte më mirë atij.

“Është bërë një punë e mirë. Ne kemi qenë gjithmonë pjesëmarrës në këtë samit, por mendoj që herëve të tjera, kur ta bashkorganizojmë këtë samit, nuk do të ishte keq që Kosova, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të gjitha trojeve shqiptare të jenë në këshillin e organizimit të këtij samiti. Mendoj që do t’i bënte edhe më mirë samitit”, ka thënë Konjufca.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili ka folur paraprakisht, ka kërkuar një qasje të përbashkët e të harmonizuar, ndërsa ka paralajmëruar ndërtimin e një strategjie për diasporën 2026-2030.

Të ngjashme

Të fundit