Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC), znj. Elvana Shala, po qëndron në New York të SHBA-ve ku do të përfaqësoj Republikën e Kosovës për herë të parë në Forumin Rinor të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC Youth Forum), i cili nisë punimet neser në selinë e OKB-së në New York.
Ky forum konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha globale të dedikuara për fuqizimin e të rinjve, duke mbledhur liderë të rinj, përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe organizata ndërkombëtare nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat dhe mundësitë kryesore që prekin rininë në nivel global.
Gjatë pjesëmarrjes së saj, znj. Shala do të kontribuojë në dy panele që lidhen me rolin e rinisë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e qëndrueshëm dhe avancimin e të drejtave të njeriut, duke përfaqësuar Kosovën për herë të parë në historinë e këtij forumi dhe duke promovuar Kosovën në diplomacinë ndërkombëtare dhe fuqizimin e të rinjve.
Pjesëmarrja e saj në këtë forum të rëndësishëm ndërkombëtar përbën një mundësi të vlefshme për të rritur prezencën e Kosovës në skenën globale vecanërisjt tek vendet jo-njohëse dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me aktorë kyç ndërkombëtarë.






