Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i përcjellë me reshje shiu dhe bore.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 2 deri në 5 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.
Reshjet dhe temperaturat e ulëta pritet të karakterizojnë motin gjatë kësaj dite./






