20.6 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Kaka: Sa keq të shohësh Kupën e Botës pa Italinë, shpresoj që Milan të fitojë Scudetton

- Advertisement -

Ish-ylli i kombëtares braziliane dhe i Milanit, Ricardo Kaka ka folur për mikrofonat e “Rai Sport” pak para se të fillonte shorti i Kupës së Botës.

“Më vjen shumë keq si për Italinë ashtu edhe për Kupën e Botës, sepse një Botëror pa Italinë është për të ardhur keq.

Kjo mospjesëmarrje ngre alarm për futbollin italian. Nga jashtë nuk i shoh të gjitha këto probleme, por gjithmonë ka diçka për të përmirësuar.

Gjithashtu I dërgoj një fat të madh Milanit dhe Maldinit, shpresoj që kuqezinjtë ta mbyllin kampionatin në vendin e parë”, u shpreh Kaka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit