Bordi i asociacionit te futbollit ndërkombëtar (IFAB) ka zyrtarizuar një sërë ndryshimesh në rregulloren e lojës, me qëllim përshpejtimin e ritmit të ndeshjeve dhe reduktimin e kohës së humbur gjatë takimeve.
Sipas rregullave të reja, lojtarët që zëvendësohen do të duhet të largohen nga fusha brenda 10 sekondave. Në rast vonese, arbitri do të ketë mundësinë të ndërhyjë për të shmangur humbjen e panevojshme të kohës.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me rivëniet anësore. Arbitri mund të nisë një numërim mbrapsht prej pesë sekondash dhe, nëse lojtari nuk e kryen rivënien brenda afatit, topi do t’i kalojë ekipit kundërshtar.
Ndërkohë, në rastet kur stafi mjekësor hyn në fushë për të trajtuar një futbollist, lojtari i asistuar do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën një minutë para se të rikthehet në lojë.






