Garë e fortë brenda PDK-së: Katër kandidatë në betejë të ngushtë për një mandat deputeti

- Advertisement -

Teksa janë numëruar rreth 88 për qind e votave në nivel vendi, një nga garat më interesante po zhvillohet brenda listës së Partisë Demokratike të Kosovës për sigurimin e një mandati deputeti.

Dallimet mes kandidatëve janë minimale, ndërsa katër emra po luftojnë fuqishëm për të siguruar vendin në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve aktuale, renditja është kjo:

Hajdar Beqa – 15,631 vota
Adriatik Berisha – 15,541 vota
Xhavit Haliti – 15,517 vota
Rrustem Mustafa – 15,235 vota

Diferenca prej vetëm 114 votash mes Hajdar Beqës dhe Xhavit Halitit, si dhe 396 vota mes vendit të parë dhe të katërt, e bën këtë një nga garat më të paparashikueshme brenda PDK-së.

Me mbi 12 për qind të votave ende të panumëruara, gjithçka mbetet e hapur dhe renditja mund të ndryshojë deri në publikimin e rezultateve përfundimtare.

Të ngjashme

Të fundit