FFK shënon Ditën Universale të Fëmijëve me aktivitet edukativ

- Advertisement -

20 nëntori shënon Ditën Universale të Fëmijëve, një ditë kjo e caktuar nga Kombet e Bashkuara, që synon promovimin e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në mbarë botën, forcimin e solidaritetit ndërkombëtar dhe rritjen e ndërgjegjësimit për sfidat me të cilat përballen fëmijët.

Me rastin e kësaj dite, Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të programit ‘Safeguarding’, organizoi sot një aktivitet edukativ me nxënësit e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Përmes ligjëratës dhe bashkëbisedimit interaktiv me nxënësit, u trajtuan tema që lidhen me të drejtat e fëmijëve, rëndësinë e respektit, sigurisë dhe mbrojtjes së tyre, si në jetën e përditshme, ashtu edhe në sport.

Përmes iniciativave të këtilla, FFK-ja vazhdon angazhimin institucional në promovimin e të drejtave të fëmijëve, parandalimin e çdo forme të dhunës, abuzimit dhe diskriminimit, si dhe krijimin e një mjedisi sportiv të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa sporti duhet të jetë gjithmonë një hapësirë ku çdo fëmijë ndihet i sigurt, i respektuar dhe i mbështetur.

Çdo fëmijë ka të drejtë të luajë, të ëndërrojë dhe të zhvillohet i sigurt! 💙

Të ngjashme

Të fundit