-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Ibrahimi: Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, do të paraqet implikime për komunat

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se në bazë të analizave që kanë 28 milionë euro do të i kushtojë komunave falja e 100 eurove në tatim pronë.

Ai tha se tashmë një pjesë e komunave kanë vendosur që t’i falin 100 euro qytetarëve, ndërsa një pjesë e tyre janë duke diskutuar.

Tutje ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 tha se dëmi financiar është i madh, dhe sipas tij, nëse është marrë një vendim nga niveli qendror, atëherë është dashur që barra financiare të mbetet mbi ta.

“Ne në bazë të analizave që i kemi si AAK, nëse komunat e Republikës së Kosovës do të marrin një vendim të tillë në Kuvendet Komunale, atëherë dëmi financiarë kushtimisht e them ndaj buxheteve komunale do të jetë 28 milionë euro. Tani jemi në një fazë ku Kuvendet Komunale janë duke e debatuar këtë çështje, e kanë diskutuar, disa nga kuvendet nuk e kanë futur në rend të ditës këtë çështje, disa kanë menduar që nuk është mirë që të bëhet një falje e tillë, sepse shumë projekte të cilat janë të parapara në buxhete komunale nuk do të realizoheshin. Pastaj ka implikime të tjera në lidhje me mundësinë e subvencionimit ndaj studenteve, bujqve, etj. Dhe po ashtu, disa komuna kanë marrë vendim që të bëhet një falje e tillë ndaj qytetarëve të komunave përkatëse. Mirëpo problemi është nga aspekti financiarë, ku gjithherë kemi kërkuar se nëse niveli qendror merrë hapa të tillë, atëherë edhe barrën financiare duhet ta marrë, e jo të marrë vendime në kurriz të buxheteve të nivelit lokal”, ka deklaruar ai në Tëvë 1.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 22 nëntor vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.

Në gusht, komuna e Prizrenit dorëzoi kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar nenin 5 të ligjit të ndryshuar, që parasheh faljen në vlerë prej 100 eurosh të tatimit në pronë për çdo tatim-pagues për vitin tatimor 2023.

“…Si i tillë, ky i fundit [neni 5 i Ligjin për tatimin në pronë], nuk cenon përgjegjësitë komunale apo nuk zvogëlon të hyrat e komunës në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe legjislacionin e aplikueshëm në kontekst të ushtrimit të kompetencave të komunës për të caktuar, mbledhur dhe shpenzuar tatimin në pronën e paluajtshme brenda territorit të komunës përkatëse”, u tha në njoftimin e Kushtetueses.

Pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me faljen e tatimit në pronë për tatimpaguesit, Ministria e Financave i ka njoftuar Komunat e Kosovës për përmbajtjen e Aktgjykimit si dhe për afatin e përcaktuar nga Gjykata për zbatimin e dispozitës ligjore për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 €.

Si rrjedhojë, komunat e Republikës së Kosovës janë njoftuar se deri më datën 08.12.2023 mund të vendosin rreth faljes së tatimit në pronë e cila mund të lejohet deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit