28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lushtaku flet për draftstatutin e Asociacionit: Tash do të quhet “Zajednica e Kurtit”

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka thënë se me aq sa ka pa draftstatuin për Asociacionin i cili të premten i është dorëzuar partive opozitare, ka thënë se është i njëjti sipas marrëveshjes së Ohrit.

Lushtaku ka thënë se në këtë draftstatut ka pika edhe nga marrëveshja e 2013, të cilën Kurti e kishte kundërshtuar e tash po e pranon.

Sipas Lushtakut “Zajednica” të cilën e kundërshtonte Kurti tash do të quhet “Zajednica e Kurtit”

“E kam pa në pika të shkurta, por sipas konsultimeve edhe me disa ekspertë është draft që janë pajtuar edhe në marrëveshjen e Ohrit, ka pika edhe të 2013. Këtu del fytyra e vërtetë e Kurtit, i cili a ka kundërshtuar ‘Zajednicën’ dhe ka bërë një ‘Zajednica Kurti’”, ka thënë Lushtaku në emisionin “Ditari në Tëvë 1.

Lushtaku ka thënë se Kurti ka synuar të ndryshojë pamjen por jo edhe përmbatjen e marrëveshjve të cilat i ka kundërshtuar e tash po i pranon.

Sipas tij, pjesa e vetmenaxhimit e ka ngarkuar edhe më shumë, por ka shtuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Draftstatuti i Asociacionit i propozuar nga emisarët evropianë dhe amerikanë, të cilin Kurti e ka pranuar, sot i është dorëzuar nga BE edhe partive opozitare.

Përmbajtja e tij deri më tani nuk ishte publikuar nga kryeministri, pasi siç kishte thënë ai një gjë e tillë i është kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Ai kishte thënë se ky draftstatut është më i avancuar se ai sipas marrëveshjes së vitit 2013 dhe 2015.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit