“Stagnim dhe përkeqësim”, Peci e përmbledh me dy fjalë Raportin e Progresit

- Advertisement -

Analisti politik, Lulzim Peci,  ka vlerësuar se Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian paraqet një pasqyrë jo të favorshme për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.

Tutje, Peci tha se raporti, në vija të përgjithshme, dëshmon stagnim dhe përkeqësim të situatës në raport me procesin e integrimit evropian.

Ai theksoi se dokumenti është i gjatë dhe kërkon analizë të hollësishme, por sipas tij, përfundimi i përgjithshëm është i qartë.

“Nëse përshkruhet me dy fjalë, raporti është stagnim dhe përkeqësim i situatës në Kosovë në raport me integrimet evropiane. Nëse e shpjegojmë me kujdes raportin, i cili është shumë i gjatë dhe do kohë të analizohet në detaje, pasqyra e përgjithshme e thotë këtë”, tha Peci në ”Click” të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit