Profesori dhe analisti politik, Basri Muja, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke vlerësuar se Përparim Gruda mund të jetë një figurë unifikuese për këtë subjekt politik.
Sipas Mujës, PDK-ja ka nevojë për një proces të brendshëm konsolidimi dhe për një figurë që do të mundësonte bashkimin e krahëve të ndryshëm brenda partisë.
Ai ka vlerësuar se Gruda mund të jetë një nga emrat që mund ta luajë këtë rol, në një kohë kur partia përballet me nevojën për reforma dhe riorganizim të brendshëm.
Muja ka theksuar rëndësinë e tejkalimit të dallimeve dhe pakënaqësive brenda PDK-së, në mënyrë që partia të arrijë të ndërtojë një projekt të përbashkët politik.






