Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në finalen e Miss Universe në Porto Riko

- Advertisement -

Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në edicionin e 75-të të Miss Universe, finalja e të cilit mbahet më 24 nëntor në San Juan të Porto Rikos.

Për publikun në Kosovë, finalja nis në orën 01:00 të së mërkurës, më 25 nëntor.

Pacolli, 21 vjeçe dhe studente e marketingut, fitoi titullin “Miss Universe Kosova 2026”, me të cilin siguroi pjesëmarrjen në konkursin ndërkombëtar.

Në një nga paraqitjet në skenë, ajo u shfaq me një fustan mbrëmjeje të zbukuruar me gurë vezullues dhe me shiritin me mbishkrimin “Kosovo”. Ajo prezantoi gjithashtu kostumin kombëtar në mbrëmjen e posaçme të 21 nëntorit.

Finalja zhvillohet në arenën José Miguel Agrelot dhe do të drejtohet nga prezantuesi Mario Lopez dhe R’Bonney Gabriel, fituese e Miss Universe 2022. Në fund të mbrëmjes do të kurorëzohet fituesja e edicionit të 75-të.

Të ngjashme

Të fundit