Këngëtari i njohur kosovar, Butrint Imeri, është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi raportimet për një lidhje të mundshme me aktoren turke Su Burcu Yazgı Coşkun kanë nisur të bëjnë bujë edhe në mediat turke.
Detajet e fundit, që lidhen me një video të aktores nga Prishtina, kanë shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth raportit të dyshes.
Tashmë, romanca e përfolur mes tyre po komentohet edhe në Turqi, ndërsa vëmendja është përqendruar te Butrint Imeri.
A do të thyejë heshtjen këngëtari kosovar dhe të zbulojë të vërtetën rreth këtyre aludimeve? Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje dashurie.






