Raporti i progresit, kryetari i AGK: Sulmet e VV ndaj mediave kanë qenë të rënda, erdhi koha të veçohet edhe Kurti për gjuhën

- Advertisement -

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha në ”Click” të RTV21, ka komentuar Raportin e Progresit, duke u ndalur te kritikat dhe vërejtjet për gjuhën e përdorur nga zyrtarët e Qeverisë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj mediave.

Rexha tha se sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve në Kosovë kanë qenë të vazhdueshme gjatë gjashtë vjetëve të fundit, duke vlerësuar se tashmë ka ardhur koha që përgjegjësia të adresohet edhe te kryeministri Albin Kurti.

Ai theksoi se për AGK-në kjo gjuhë kritike është e mirëseardhur, pasi, sipas tij, organizata ka denoncuar vazhdimisht gjuhën denigruese dhe sulmuese ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Sulmet e Qeverisë së Kosovës dhe deputetëve të VV-së në këto gjashtë vjet janë aq të rënda. Ka ardhur koha të veçohet kryeministri Kurti. Për ne kjo gjuhë është e mirëseardhur, sepse ne e kemi denoncuar vazhdimisht Kurtin që ka përdorur gjuhë denigruese, sulmuese ndaj mediave dhe gazetarëve në Kosovë”, tha Rexha.

Të ngjashme

Të fundit