U lajmërua nga baushtella në Gjermani, ish-këshilltari i Konjufcës me shkrim të ri për t’i sqaruar disa gjëra: S’kërkova mëshirë

- Advertisement -

Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës, i cili ditë më parë u shfaq nga “baushtella” në Gjermani, ka dalë me një sqarim për këtë çështje.

Ai ka thënë; “Kam kaluar rreth njëzet e pesë vjet duke studiuar e kërkuar dije në teologji, filozofi dhe shkenca humane. Kam shërbyer si imam, kam punuar në institucione, jam marrë me përkthime, shkrime, libra dhe edukim. Kur m’u mbyllën dyert e profesionit tim të parë, nuk qëndrova duke pritur që dikush të më mbante”.

Tutje, ai shkruan:

Vazhdova studimet në filozofi. Konkurrova shumë herë përmes SIMBNJ-së. Kërkova punë në sektorin privat. Ndoqa trajnime në elektricitet, kreva praktikë profesionale, punova me instalime elektrike, ndërtimtari e keramikë.

Paralelisht fillova edhe specializimin në psikoterapi, një program gjashtëvjeçar, prej të cilit kam përfunduar katër vjet dhe ende jam duke u specializuar.

Pra, nuk kam dështuar as në psikoterapi. Jam ende në rrugën e formimit profesional!

Por, miq të dashur, duhet të kuptojmë edhe diçka:

Jeta ekonomike e një familjeje nuk mund të pezullohet derisa babai ta përfundojë edhe diplomën e radhës!

Unë kam katër fëmijë. Kam bashkëshorten që po ashtu është duke u rikualifikuar profesionalisht. Kam kredi bankare dhe përgjegjësi që nuk presin.

Nuk mund t’i them bankës: «Prit edhe dy vjet, derisa ta përfundoj specializimin!»

As fëmijëve: «Sot nuk kemi të ardhura, por babi ka shumë libra e diploma!»

Dhe kështu mora rrugën e gyrbetit.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit