9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Hetimi i krimeve të luftës me vetëm katër prokurorë

- Advertisement -

Vonesa në hetimin e krimeve të luftës janë ritheksuar nga njohësit e drejtësisë. Sipas tyre, bashkëpunimi mes prokurorive të Kosovës dhe Serbisë, në rastet e krimeve të luftës, është njëra prej mënyrave për ndjekjen e kryerësve të këtyre krimeve.

Të martën u arrestua një serb nën dyshime për krime lufte përgjatë muajve shkurt-mars të vitit 1999 në Kosovë.

Për hetimin e krimeve të luftës, janë katër prokurorë.

Megjithatë, konsiderohet se ka vonesa në trajtimin e këtyre rasteve nga organet e drejtësisë.

Anton Nrecaj nga Instituti CLARD, vlerëson se Kosova ka mbetur mbrapa me ndjekjen e hetimeve të krimeve të luftës.

Si problematike në hetimin e krimeve, Bekim Blakaj nga Fondi për të drejtën humanitare, e sheh mosbashkëpunimin e prokurorive të Kosovës dhe Serbisë, meqë shumë prej të dyshuarve janë në Serbi.

Televizioni Tëvë1 ka insistuar për të marrë informacione nga Institucionet e drejtësisë, Policia e Prokuroria, lidhur me kapacitetet e tyre për hetimin e krimeve të luftës, por nuk kanë dhënë detaje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit