8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Kërkohet të bëhet auditimi i sigurisë rrugore

- Advertisement -

Auditimi i sigurisë rrugore po shihet si i nevojshëm në vend, pasi që vetëm dy muajt e parë këtij viti 18 persona vdiqën në aksidente trafiku. Sipas profesorëve të komunikacionit, ky auditim do të evitonte aksidentet me fatalitet. E nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë treguar se a janë duke punuar për një gjë të tillë.

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, 18 persona vdiqën në aksidente trafiku në vend.

Si një ndër shkaktarët kryesorë për këto vdekje po konsiderohen edhe kushtet jo të mira të rrugëve.

Profesori i komunikacionit tregon se për evitimin e tyre duhet që të gjitha projektet infrastrukturore t’i nënshtrohen auditimit të sigurisë rrugore.

Ai tregon se për këtë institucionet, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës duhet të punojë më shumë dhe të krijojë bazën ligjore për implementimin e këtij procesi.

Edhe Drejtori i Institutit për ekspertizat e aksidenteve në Fakultetin Teknik e sheh këtë si shumë të nevojshme.

Sipas tij, duhet të investohet më shumë në infrastrukturën rrugore, në sinjalizim por edhe në ndriçimin e tyre.

Televizioni ka tentuar të marrë informacion nga Ministria e Infrastrukturës se a janë duke punuar në këtë drejtim, por që të njëjtit kanë refuzuar të japin një përgjigje. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit