6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

City nuk gabon, i afrohet në dy pikë Arsenalit

- Advertisement -

Manchester City vijon të qëndrojë fortë në garën për titull, duke mos iu ndarë kryesuesve të Arsenal.

Skuadra e Pep Guardiolës mori fitoren minimale 0-1 në transfertën e Crystal Palace, duke iu falur Erling Haaland. “Citizens” diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës, megjithatë pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola.

Në fraksionin e dytë, City tentoi në disa raste të gjente rrjetën, megjithatë avantazhin e morën vetëm në minutën e 77’, moment në të cilin Haaland shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi fitoren ekipit të tij.

Kështu pas kësaj fitoreje Manchester City shkon në kuotën e 61’ pikëve në vend të dytë, 2 pikë me pas se kryesuesit e Arsenal, por me “The Gunners” që ende nuk e ka luajtur takimin e raundit të 27-të të Premier League.

Nga ana tjetër Crystal Palace qëndron në vend të 12-të të renditjes me 27 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit