5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Abdixhiku falënderon të rinjtë e LDK-së për angazhimin dhe kontributin

- Advertisement -

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia e tij është me fat që ka rreth vetes të rinj e të reja të mrekullueshëm që duan tu prijnë proceseve më të rëndësishme për vendin.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot shënohet 33 vjetori i themelimit të Forumit Rinor të LDK-së.

Ai tutje i ka falënderuar të gjithë për angazhimin dhe kontributin.

“LDK është me fat që ka rreth vetes të rinj e të reja të mrekullueshëm që duan dhe punojnë tu prijnë proceseve më të rëndësishme për vendin. I falënderoj të gjithë forumistat për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për 33 vjet që qëndruan në shërbim të kauzës politike të LDK-së. Urime 33 vjetori i themelimit të gjithë të rinjve të LDK-së! Rrugëtimi ynë vazhdon.” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit