11.9 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Heshtje totale nga Presidentja për kërcënimin e Dick Martyt nga BIA serbe

- Advertisement -

Ditëve të fundit, në mediat zvicerane, por edhe ato në Kosovë bujë të madhe ka bërë hulumtimi i “Mise au Point” (Fokus) i Televizionit publik zviceran lidhur me ish-senatorin zviceran Dick Marty i cili prej dhjetorit të vitit 2020 jeton në masa të rrepta sigurie për shkak të kërcënimeve që ka marrë për jetë, siç pretendon ai, nga shërbimet sekrete serbe

Sipas asaj që raportohet nga mediat në Zvicër, Dick Marty citohet të ketë thënë se “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e “botës së krimit”. “Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”.

E kjo ka ngjallur reagime, por jo tek të gjithë. Fillimisht, ishte BIA serbe ajo që mohoi të ketë lidhje me këtë rast dhe mohuan ta kenë kërcënuar me jetë ish-senatorin zviceran Dick Marty, ani pse ky i fundit deklaroi vet se ka marrë kërcënim nga shërbimi inteligjent serb, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër në Kosovë të parat nga partitë politikë reaguan Nisma Socialdemokrate e cila nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitate, ish-krerët e së cilës aktualisht po qëndrojnë në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë nën akuzat për krime lufte. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori mundin të reagojë fare.

Ajo që ka rënë në sy dhe po kritikohet është fakti i mosreagimit institucional të Kosovës edhe pse thuhej që faji për këtë vrasje do t’u bartej kosovarëve, gjegjësisht qeverisë së Kosovës – duke e ndërlidhur ngjarjen me raportin e Dick Martyt ku pretendonte se ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka qëndruar tërësisht e heshtur lidhur me këtë zhvillim, i cili në rast se konfirmohet, do të përbënte një skandal të madh ndërkombëtar të nisur nga shteti serb. Heshtja e Osmanit po vazhdon të komentohet edhe sot.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për këtë rast foli tek pasi u pyet nga gazetarët në një konferencë për media. Ai u zotua se nëpërmjet ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje.

Heshtja nuk flet: Kurti, Osmani, LDK, AAK e shoqëria civile ‘gojëkyçur’ për kërcënimet e BIA-s serbe ndaj Dick Martyt

Gjatë ditës së sotme, lajmi.net ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë për t’i pyetur rreth këtyre zhvillimeve, nëse ata janë të informuar dhe nëse ish-senatori zviceran Dick Marty do të ftohet për intervistim nga Specialja.

ZPS në një përgjigje me shkrim për mediumin kanë thënë se janë të informuar sa i përket raportimeve nga mediat zvicerane, por se gjithashtu nuk i komentojnë çështjet e tilla.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është në dijeni të raportimeve të mediave që ju po i përmendni. Zyra e Prokurorit të Specializuar mbetet e fokusuar në zbatimin e mandatit të saj dhe nuk komenton për çështje të tilla.”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së për lajmi.net

Ende nuk dihet arsyeja se pse krerët institucionalë në Kosovë po vazhdojnë të jenë kaq të heshtur pasi as kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e as ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla s’janë deklaruar për këtë çështje. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit