21.8 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Kryesia e PDK-së miraton strukturën e ‘Qeverisë në hije’ dhe organizimin në mërgatë e nëpër degë

- Advertisement -

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë disa vendime me rëndësi, raporton Scanner.

Pas aprovimit të rregullores për organizim dhe funksionim të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, nga Këshilli Drejtues, sot, Kryesia ka miratuar strukturën e Kabinetit për Qeverisje të Mirë, duke përcaktuar përberjen e Departamenteve të KQM-së dhe dikasteret që do të jenë pjesë e tyre.

Po ashtu, është emëruar Komisioni për organizim të PDK-së në mërgatë, i përbërë nga 11 anëtarë dhe i udhëhequr nga deputeti Elmi Reçica, që do të vazhdojë punën e bërë nga ish Deparamenti për Diasporë.

Në kuadër të këtij angazhimi të shtuar për riorganizimin e PDK-së në mërgatë, Kryesia vendosi që PDK në Gjermani të organizohet në 6 degë të veçanta, si në vijim: 1. Bavaria – Thuingen, 2. Baden – Wurttemberg, 3. Rheinland Pfalz, Hesse dhe Saarland, 4. Nordrhein Westfalen, 5. Bremen Niedersachsen – Schleswig Holstein – Mecklenburg Vorpommern, 6. Berlin – Brandenburg – Sachesen Anhalt – Sachsen. Po ashtu, këto Degë në Gjermani do të kenë nëndegë në secilin qytet ku jetojnë bashkeatdhetarët në Gjermani.

Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Kamenicë, me kryetar z. Granit Berisha, e cila ka përgjegjësi të konsolidoj të gjitha strukturat e degës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në PDK.  

Përveç vendimeve të marra, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka diskutuar sot edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, ku PDK si lidere e opozitës po luan rolin e saj demokratik në mbikqyrjen e punës së qeverisë dhe ofrimin e alternativave për të gjitha çështjet me rëndësi për vendin./Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit