28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i serisë iPhone 17 të Apple?

- Advertisement -

iPhone 17 Slim mund të prezantohet vitin e ardhshëm nga Apple, duke shtuar ose zëvendësuar një nga modelet e telefonave në linjën e kompanisë, sipas një raporti.

Së fundmi, gjiganti teknologjik ka prezantuar katër modele si pjesë e linjës së tij, iPhone 15, 15 Plus, 15 Pro dhe 15 Pro Max.

Megjithatë, thuhet se kompania po planifikon të prezantojë një model të ri Slim që mund të kushtojë më shumë, përcjell Telegrafi.

Por, Apple ende nuk e ka zbuluar as serinë iPhone 16 e cila thuhet të mbërrijë gjatë vitit 2024.

Sipas mediave të huaja, iPhone 17 Slim do të jetë modeli më i shtrenjtë i linjës së kompanisë, duke sugjeruar që çmimi i tij do të jetë më i lartë se iPhone 17 Pro Max.

Ndryshe, Apple në fillim të këtij muaji ka prezantuar iPad Pro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit