8.6 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Zelenskyy, thirrje botës: Nga lufta do të ketë vetëm gjakderdhje pa fund nëse s’na ndihmoni me armë

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka publikuar një video të radhës me anë të të cilës ai bën disa paralajmërime të forta sa i përket rrjedhës që pritet të marrë lufta. Duke folur në anglisht,  Zelenskiy thotë se lufta do të kthehet në një gjakderdhje pa fund duke shpërndarë vetëm mjerim dhe shkatërrim, nëse vendi që ai drejton nuk ndihmohet me armë.

Ai tha se Ukraina e ka mbrojtur veten deri më tani, shumë më tepër nga sa “pushtuesi mund ta kishte planifikuar.”

Megjithatë, shton ai, Rusia ka ende kapacitetet që të sulmojë, jo vetëm Ukrainën.

“Polonia, Moldavia, Rumnia dhe shtetet baltike mund të kthehen në shënjestra të radhës nëse Ukraina humb lirinë.”

“Duhen më shumë armë për të shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë. Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, mjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë. Liria duhet armatosur më mirë se tirania. Vendet perëndimore kanë gjithçka për ta realizuar. Nga ata varet fitorja përfundimtare mbi tiraninë dhe numri i njerëzve të shpëtuar.” /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit