27 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

State Departmenti: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë

- Advertisement -

Në një përgjigje Express nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohin se dy individë të sanksionuar nga SHBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi.

Nga DASH kanë thënë se pozicioni i SHBA për ish-shefin e BIA-s, të sanksionuarin Aleksander Vulin, mbetet i njejtë.

“SHBA s’luan asnjë rol në krijimin e qeverisë së Serbisë. Ne jemi të zhgënjyer të shohim dy individë të sanksionuar që janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për z.Vulin është i ditur Ai mbetet nën sanksionet e SHBA”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ish-shefi i BIA-s, Aleksander Vulin, është propozuar si emër për zëvëndëskryeministër në qeverinë e re të Serbisë. Përveç Vulin, në Qeverinë e re të Serbisë pritet të jetë edhe i sanksionuari tjetër nga SHBA Nenad Popoviq. Mandatari për krijimin e Qeverisë së re Milosh Vuçeviq e ka propozuar atë që ta ketë rolin e ministrit pa portofol.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit