28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Haziri: LDK në zgjedhje hyn për vendin e parë, s’ka koalicion me VV-në

- Advertisement -

Njëri nga figurat më me rëndësi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se partia e tij ka synim që në zgjedhjet e ardhshme të dalë e para.

Ai në një intervistë për Periskopin ka thënë se do t’i bindin qytetarët që LDK është partia e vetme për me ndalë degradimin e shtetit.

“Ne në çdo garë, por në vecanti tani jemi hyrë për vendin e parë, ne do të luftojmë për me dalë fitues, ne do të dalim, do të zbresum, do të debatojmë me gjithkënd që me spjegu deri në pikën e fundit qqë LDK-ja është opsioni i vetëm në këtë vend me ndalë degradimin, me riparu dëmin dhe me avancu…”, u shpreh Haziri.

Haziri u pyet edhe për mundësitë për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai u shpreh qartë se nuk do të kenë asnjë koalicion me VV-në.

“Jo, definitivisht ne s’e kemi pasur si opsion as më herët, as tash e as nuk e kemi në mandat tjetër. Një pjesë e LDK-së që u konvertu në ‘GUXO’ që u bë derë e vogël, disa pêrfaqësues të LDK-së që e humben besimin mua më vjen keq…”, ka thënë Haziri. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit