18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

Sanksionet e BE-së, Hamiti: Dëmet janë afatgjata, qindra milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova po dëmtohet rëndë nga sanksionet e BE-së.

Ai ka bërë me dije se dëmet nga këto sanksione do të jenë afatgjate.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se deri me tani qindra milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara.

“Masat e BE-së”, më saktësisht sanksionet e BE-së, po i vuajnë qytetarët e Kosovës prej qershorit të vitit të kaluar, por jo Qeveria. Kur u vunë këto sanksione, Qeveria e Vetëvendosjes përpiqej ta minimizonte peshën e tyre, dëmin e tyre të pritshëm, duke thënë se janë të përkohshme. Masa të përkohshme i quante edhe BE-ja. Dëmet janë afatgjata: qindra milionë euro është vlera e projekteve të bllokuara deri tani. Sanksionet mbesin në fuqi. S’dihet kur do të hiqen. Duket se nuk do të hiqen gjatë qeverisjes aktuale të VV-së. Prandaj, Kosova po i vuan pasojat e Qeverisë së Vetëvendosjes”, ka shkruar ai.

Më tej, Hamiti ka përmendur dështimet në politikë të jashtme.

“Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje në katër vitet e fundit. Kur kemi ende 5 vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën, statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE nuk duket në horizont, për fat të keq”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit