Në ditën kur në Prishtinë u mbajt “Marshi i Lirisë” në mbrojtje të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, Policia e Kosovës ka zhviluar plan operativ në Mitrovicë të Veriut për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për media se s’kanë lënë të kalojnë në pjesë veriore të Mitrovicës vetura me simbole kombëtare.
Asgjë e jashtëzakonshme, ka thënë Veton Elshani i Policisë në rajon të veriut






