Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes, pasi që kjo parti pak më parë deklaroi se kanë marrë vendim që të votojnë për kandidatët e PDK’së dhe LDK’së për nënkryetarë të Kuvendit, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.
Ramadani, e ka cilësuar këtë si ‘’lojë me shtetin’’, duke shtuar se, liderit të VV’së Albin Kurtit dhe kësaj partie, ‘’ i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 dite, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbrrin afati më 27 dhjetor’’.
Postimi:
Krejt kjo është lojë e VV me shtetin!
Kurtit e Vetëvendosjes i duhet që Kuvendi të mos jetë i konstituar të paktën deri më 13 shtator, sepse është afat. Nga 13 shtatori duhen dy muaj për presidentin, 60 dite, që i bie 13 nëntori. Nga 13 nëntori mund të shpallen zgjedhjet dhe mbrrin afati më 27 dhjetor.
Kështu ju kemi thënë tash e sa kohë. Ua kemi lexuar skenarin në xhep.
Por, MOS HARRONI:
VV do të dëshpërohet keq nga zgjedhjet që i kanë kalkuluar vet!






