Në kokë i mbajtën shkronjat me të cilat luftuan, e në bluzë fotografitë e krerëve të UÇK-së.
Mitrovicasit vendosën që, pos me veshje, katërshen e luftëtarëve t’i mbështesin edhe me pjesëmarrje në Marshin për Liri.
Andaj, autobusët që u nisën në 11:30 nga stacioni u mbushën plot.
Bile, vend nuk pati për t’u ulur, por kjo nuk i ndaloi që të marrin rrugë për në kryeqytet.
Rrugëtimin e tyre për në “Marshin për Liri” po e bëjnë të bindur që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kthehen të lirë në atdhe.
Pikërisht me këtë entuziazëm, njëri erdhi nga diaspora.
Shumë autobusë që u shpërndanë në krejt Mitrovicën u financuan nga mërgata, tha ai.
Dikush kryeqytetit ia mësyu edhe me veturë private, të cilën e kishte mbuluar me flamuj






