18.3 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar

- Advertisement -

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka bërë të ditur se është dënuar me të vemen arsye për ngritjen e flamurit kombëtar shqitpar.

“Sot, për herë të pestë, pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u dënova për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar”, tha ai.

Sipas tij ky është vendim përndjekës nga Serbia ndaj simbolit kombëtar shqiptar dhe po ashtu sipas tij kjo ka të bëjë edhe me qëllim të frikësimit e censurimit për ata që shprehin hapur identitetin kombëtar.

“Ky është një absurd dhe përndjekje e hapur ndaj simbolit tonë kombëtar, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për përndjekje politike, me qëllim frikësimin dhe censurimin e atyre që shprehin hapur identitetin e tyre kombëtar. Ky akt është presion kundër të ndryshmes dhe intolerancës ndaj të tjerëve, një qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai.

“Nuk është vetëm tek flamuri, por liria jonë e shprehjes, e drejta për të ekzistuar dhe për t’u identifikuar si shqiptarë. Fakti që një veprim simbolik si ky, trajtohet ende me ndjekje kundërvajtjeje tregon se sa larg ka shkuar kjo fushatë ndaj të drejtave tona. Kjo ‘baltosje’ e vazhdueshme, është si përpjekje për të dobësuar kauzën tonë për identitet dhe dinjitet. Lufta jonë për të drejtat tona vazhdon, pa marrë parasysh pengesat apo presionet që na bëhen”, vijoi ai.

Mustafi po ashtu theksoi se nuk është “më në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar as punonjës i këtij institucioni siç deklarova në gjykatën e Vladiçki Han-it, dhe thash megjithatë, po të isha përsëri në të njëjtën situatë ose në një funksion tjetër, me vetëdije të plotë do të bëja të njëjtën gjë, pavarësisht pasojave”.

May be an image of ticket stub, clarinet and text

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit