18.2 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Dybala përshëndetet me lot në sy me tifozët e Juves

- Advertisement -

Paulo Dybala është përshëndetur përfundimisht me tifozët e Juventusit mbrëmë.

Ndeshja ndaj Lazios ishte e fundit për sulmuesin argjentinas përpara tifozëve të tij.

Dhe, ish-futbollisti i Palermos nuk ka mundur t’i ndalë lotët që i rrodhën nga emocionet dhe mërzia që po largohet nga klubi.

28 vjeçari ishte transferuar në Torino në vitin 2015 dhe Juve i kishte paguar 40 milionë euro nga ajo kohë,

Palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe ai do të largohet si lojtar i lirë.

E pas përfundimit të ndeshjes me Lazion, që përfundoi baras, 2:2, Dybala nuk mundi t’ju përmbahej emocioneve dhe duartrokitjet që ia dha publiku bënë që të niste të qajë.

Dybala ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Juves në vitet e fundit.

Ende nuk dihet klubi i tij i ri, ndërsa ka ofertë nga Interi, por edhe nga jashtë Italisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit