27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Duhet parë gjenocidin e Srebrenicës në tërësinë e saj, dhe asnjëherë të izoluar

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Ndërsa sot po shënojmë përvjetorin e parë të gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995, është qenësore të kuptojmë rëndësinë e përkujtimit të gjenocidit në tërësinë e saj.

Gjenocidi i Srebrenicës, nuk është një rast i izoluar gjenocidit. Ndërmarrësia sistematike e shfarosjes së popullit boshnjak nga autoritetet nacionaliste serbe në Bosnje, me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ishte shtrirë kudo në Bosnjë. Prandaj, masakrat e Srebrencisë janë vetëm pjesë e një gjenocidi të zhvilluar sistematikisht dhe të planifikuar paraprakisht që synim kishte zhdukjen e popullit boshnjak.

Jo vetëm që gjenocidi në Srebrenicë q nuk është gjenocid i izoluar, por tërë kjo ndërmarrësi gjenocidale që u ekzekutua në përpikmëri kudo në Bosnjë, duhet parë në kontekst të gjenocidit serbomadh në Ballkan kundër kombeve tjera.

Gjenocidi dhe masakrat në Kosovë, poashtu duhet parë në kuadër të kësaj ndërmarrësie gjigande gjenocidale. Ndërsa, për t’i kuptuar edhe më mirë ato, duhet lëvizur në kohë dhe mësuar dhe përkujtuar edhe gjenocidin serb gjatë viteve të mëhershme ndaj popullatës shqiptare dhe boshnjake, siç është gjenocidi i viteve 1862-1878 ndaj popullatës shqiptare, dhe qytetet si Nishi, Prokupla, Leskovci, e të tjera qytete të banuara me popullatë shqiptare, që spastrohen tërësisht nga shqiptarët, dhe gjenocidi i Nikshiqit në vitin 1876, në të cilin deri atëherë popullatën e saj e përbënin mbi 90% boshnjakë. Gjenocidi serb kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve i viteve pasuese gjatë mbretërive serbe I dhe II, gjatë dhe mes luftërave botërore I dhe II, gjenocidet gjatë periudhës së komunizmit, dhe gjenocidi i fillim viteteve të 90ta në Bosnë, dhe fund viteve të 90-ta në Kosovë, të gjitha këto gjenocide duhet parë gjithmonë në kuadër të një ndërmarrësie sistematike gjenocidale, dhe asnjëherë si gjenocide të izoluara, të një periudhe të caktuar kohore në vend të caktuar. Asnjëherë.

Vetëm duke e përballur këtë realitet njerëzor dhe historik në tërësinë e saj, ne mund të mësojmë vërtetë nga historia, të nderojmë kujtimin për viktimat, të punojmë për të parandaluar që mizori të tilla të mos përsëriten dhe të përpiqemi për një botë më të drejtë.

Autorët dhe ekzekutuesit e këtyre gjenocideve sistematike, nuk mjaftohen me krimet çnjerëzore që kryen, ata rikthehen here për t’i mbuluar krimet me mjete të ndryshme e here për t’i mohuar ato. Ky është një narracion fashist me qasje fashiste në politikën aktuale serbe, e cila duke mohuar historinë ka për qëllim, të mohojë të ardhmen, si për boshnjakët në Bosnë ashtu edhe për shqiparët në Kosovë.

Më 11 korrik sot, dhe çdo vit pas kësaj, tërë bota e lirë dhe demokratike, ndërmarrësisë gjenocidale serbe do të ia përmend emrin dhe zezëbërat.

Sot, zëri im bashkohet i bashkohet zërave të botës së lirë për kërkimin e drejtësisë për Srebrenicën!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit