25.4 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Është shpjeguar arsyeja pse Kylian Mbappe luajti pa maskë mbrojtëse në fytyrë ndaj Spanjës

- Advertisement -

Kylian Mbappe doli në ndeshjen kundër Spanjës pa maskë mbrojtëse në fytyrë, që ai e mbante deri tani pasi theu hundën në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, në një përballje kundër Austrisë.

Francezi kishte frikë se mund të humbiste pjesën tjetër të turneut për shkak të këtij dëmtimi, por ai u rikthye shpejt dhe u largua nga Euro 2024  vetëm pasi humbi në gjysmëfinale.

Pas ndeshjeve, Mbappe ankohej shpesh për mbrojtësen që kishte në fytyrë duke e quajtur: “Tmerr absolut”.

“I ndërroj sepse asnjëra nuk më shkon. Më ngushton shikimin dhe nuk shihja mirë, ndërsa e mbante edhe djersën. Më dukej sikur po shikoja Euron në teknologjinë 3D si një mysafir special”, deklaroi ai së fundmi.

E gjithë kjo ishte arsyeja që ai luajti pa maskë ndaj spanjollëve. Ai shpjegoi për gazetarët se si erdhi vendimi për të luajtur në një ndeshje të rëndësishme pa të, ku në fund u eliminua nga Kampionati Evropian.

“Ne morëm një vendim para ndeshjes. Maska po më bënte me nerva. E pyeta mjekun nëse mund të luaja pa të dhe ai më tha se mund të bëja atë që doja”, deklaroi Mbappe.

Edhe pse pritej, ylli i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk arriti pritshmëritë, duke e mbyllur Euro 2024, me një gol dhe një asistim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit