28 C
New York
Friday, July 19, 2024

Buy now

Kini kujdes kur e kombinoni peshkun me këto ushqime!

- Advertisement -

Përfitimet shëndetësore të ngrënies së peshkut mund të ndryshojnë në varësi të llojit të peshkut të konsumuar dhe mënyrës së përgatitjes së tij. Është gjithashtu e rëndësishme të merren parasysh faktorë të tillë si përmbajtja e merkurit dhe qëndrueshmëria kur zgjidhni një lloj peshku. Përveç përfitimeve të pamohueshme shëndetësore të konsumimit të peshkut për shëndetin e përgjithshëm, kombinimi i tij me disa ushqime mund të ketë një efekt negativ dhe të shkaktojë probleme me tretjen.

Konsumimi i qumështit, djathit apo produkteve të tjera të qumështit me peshk mund të shkaktojë probleme me tretjen, fryrje dhe dhimbje stomaku, madje të çojë në infeksione dhe alergji të lëkurës. Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të shqetësojë sistemin tretës për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe komponimeve që kanë një efekt të keq në tretjen e ushqimit.

Kombinimi i peshkut me ushqime ultra të përpunuara ose të skuqura mund të zvogëlojë përfitimet shëndetësore të peshkut. Përkatësisht, niveli i lartë i yndyrave të ngopura dhe trans në ushqimet e skuqura mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Shmangni kombinimin e peshkut me ushqime të rënda me niseshte, siç janë makaronat. Kjo mund të çojë në marrjen e tepërt të kalorive dhe karbohidrateve dhe mund ta bëjë sistemin tretës të ngadaltë.

Ushqimi pikant nga ana tjetër mund të mposht shijen delikate të peshkut. Përveç kësaj, kombinimi i ushqimeve shumë pikante me peshkun mund të shkaktojë shqetësime gastrointestinale dhe fryrje te disa njerëz. Fasulet, bishtajoret dhe peshku janë të pasura me proteina, prandaj, nëse konsumohen së bashku, mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje.

Studiuesit në Britaninë e Madhe tërheqin vërejtjen që njerëzit të cilët nuk hanë mjaft shpesh mish peshku rrezikohen nga sëmundje serioze. Sa shpesh duhet patjetër të hani mish peshku? Është e nevojshme së paku dy herë në javë të hamë peshk, së paku një racion të jetë peshk deti, i pasur me vaj peshku, si salmon dhe ton. Peshku është i pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrave në organizëm.

Nëse nuk merrni mjaft omega 3 të thartirave yndyrore të cilat i përmban peshku, rrezikoni sëmundjen e zemrës dhe sëmundjen e trurit. Gjithashtu është treguar që, nëse nga ushqimi eliminoni mishin e peshkut dhe hani vetëm mish të kuq, rrezikoheni edhe më shumë nga tumoret, sesa ata të cilët hanë së paku dy herë në javë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit