22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Beyonce lajmëron epokën e re të “Rilindjes”, zbulohen detaje nga projekti gjigand

- Advertisement -

Beyoncé është rikthyer. Diva e muzikës botërore ka njoftuar albumin e saj të ri, të titulluar Renaissance. Albumi, i cili është i pari solo që publikohet pas gjashtë vitesh, do të publikohet me 29 Korrik. Ky projekt solo vjen pas “Lemonade”, publikuar në vitin 2016.

Ajo ka publikuar gjithashtu një album të përbashkët me Jay-Z, “Everything Is Love”, në 2018, dhe “The Lion King: The Gift”, në 2019. Ajo publikoi një single, Be Alive, për kolonën zanore të filmit King Richard në nëntor 2021. Fansat po prisnin një lajm të ri pasi ajo fshiu fotot e profilit nga mediat sociale.

Beyonce në skenë

Për më tepër, uebfaqja e saj ngacmoi një projekt të ri me fjalët: “Çfarë është një B7?” Vitin e kaluar, ajo tha për “Harper’s Bazaar” se kishte filluar të punonte për projektet e reja. Beyonce, e cila e filloi karrierën muzikore si pjesë e grupit  Destiny’s Child në 1997, përpara se të dilte solo, tha:

“Me gjithë izolimin dhe ato që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, mendoj se ne të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim përsëri. Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e edukimit të kësaj ikje në çdo mënyrë të mundshme. Unë jam në studio për një vit e gjysmë.”

Beyonce
Beyoncé: 5 Things You Didn't Know | Vogue

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit