Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se paraqitja e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër studio televizive tregon se ata janë në panik, sepse nuk mund t’ua shesin katër herë të njëjtën rrenë qytetarëve të Kosovës.
Ai tutje u shpreh se LVV dhe Albin Kurti janë të bindur se qytetarët e Kosovës janë analfabetë funksional.
“Ngarendja e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër studio televeizive tregon që janë në panik sepsen nuk mund t’ua shesin qytetarëve për herë të katërt rrenën e njëjtë. Kjo përpjekje për të shitë rrenën tre katër herë, është edhe një dëshmi e gjallë se LVV dhe Albin Kurti janë të bindur se qytetarët e republikës së Kosovës janë analfabetë funksional, kjo është bindja e tyre, ky është botëkuptimi i tyre. Sepse nuk ka shpjegim insistimi për të shitur të njëjtën rrenë tre herë”, tha Behrami në emisioin “InfoNata” në Tëvë1.






