Analisti Lulzim Peci, ka thënë se nuk do të jetë e mundshme të krijohen institucionet nëse LDK-së nuk i jepet posti i presidentit.
“Jo për shkak të dëshirës së dikujt, por për shkak se grupin parlamentar e kanë të ndarë në dy pjesë. Grupi parlamentar, i vetmi vend ku mundet me gjetë konsensus, është vetëm nëse LDK-ja e merr presidentin”, tha ai në emisionin Click të RTV21.
Më tej, ai ka shtuar se, në bazë të këtyre rrethanave, nuk po e sheh se do të ketë zgjidhje. Sipas Pecit, më e arsyeshme do të ishte nëse LVV-ja do të bënte koalicion me PDK-në, pasi që, siç tha, “nuk do t’i kishte votat në tetik”.






